Home / Kronika / Përgjimet e Lazaratit: Hapni zjarr sa t’i shikoni policët

Përgjimet e Lazaratit: Hapni zjarr sa t’i shikoni policët

lazaratPjesëtarët e grupit kriminal në Lazarat që sulmuan policinë, e cila zbarkoi në fshatin që cilësohet si “kryeqyteti” i hashashit në Europë, kanë pasur biseda të shpeshta telefonike me njëri-tjetrin dhe kanë koordinuar veprimet për të ndalur forcat speciale.

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë përgjuar telefonat e disa prej të dyshuarve dhe nga zbardhja e bisedave, hidhet dritë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre, me qëllim për të mos lejuar forcat speciale që të zbarkonin në fshat, aty ku për më shumë se dy dekada nuk kishte shkelur këmbë polici dhe me të drejtë, Lazarati mund të konsiderohej si një ‘shtet’ brenda shtetit. “GSH” disponon një pjesë të dosjes së Prokurorisë për Krime të Rënda, ku janë zbardhur bisedat e disa prej të dyshuarve, të cilët janë tashmë të identifikuar.

Gjatë bisedave telefonike, bie në sy fakti se fjalori i përdorur nga pjesëtarët e grupimit kriminal, që derdhën breshëri armësh në drejtim të forcave speciale, është shumë vulgar. Madje, njëri prej tyre urdhëron që të qëllohet mbi forcat e policisë. “Hë mo si është gjendja? – pyet ai në telefon. “Hiç, na erdhën këtu tek shpia”, – i përgjigjet shoku i tij, i pozicionuar për “luftim”, i cili shfaq shqetësim se nuk arrin t’i shquajë forcat e policisë. “Po ça more, kur të dalin, binuni se i q.. robt”, – e urdhëron bashkëbiseduesi.

Ai i përgjigjet: “Po nga tu dalin nga tu ashtu, ata na vunë përpara ne”. Më poshtë po botojmë një pjesë të dosjes, ku zhvillohet dialogu mes të dyshuarve si pjesëtarë të grupit kriminal.

Përgjimet telefonike
Me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda nr.817, janë vendosur në përgjim disa numra telefonikë. Nga zbardhja e bisedave ka rezultuar se përdoruesi i numrit 069xx xx 409 ka kryer biseda telefonike me disa persona të tjerë, përdorues të numrave, 069 xx xx 026, 069 xx xx 668 dhe 069 xx xx 645.

Nga transkriptimi i bisedave, mes përdoruesit të numrit 069 xx xx 645 me përdoruesin e numrit 069 xx xx 578, të zhvilluara mesditën e datës 16 qershor 2014, rezulton se, ndonëse nuk janë pranë njëri-tjetrit, janë përfshirë në veprime aktive me armë zjarri kundër forcave të policisë, të cilët janë duke u afruar tek vendi që përfshin kapanonet e personit nën hetim, Razip Mahmutaj.

Duke u ndalur tek përmbajtja e bisedave të përgjuara, evidentojmë se në datën 16.06.2014, në harkun kohor nga ora 12.36.04 deri në orën 12.36.34, mes dy përdoruesve të numrave celularë të sipërcituar është zhvilluar biseda si më poshtë vijon:
069 xx xx 578: Hë?
069 xx xx 645: Hë mo ku je?
069 xx xx 578: Në shpi.
069 xx xx 645: Hë, po si është gjëndja?
069 xx xx 578: Hic na erdhën këtu tek shpia.
069 xx xx 645: Ku te shpia?
069 xx xx 578: Te shpia ime mbi vete.
069 xx xx 645: Tall b… ti mo?
069 xx xx 578: Tallu tallu.
Ndërsa disa sekonda më pas, në të njëjtën datë, në orën 12.36.45 deri në 12.37.36, biseda ka vijuar si më poshtë:
069 xx xx 578: Hë?
069 xx xx 645: Po binuni ore, pse su bini?
069 xx xx 578: Po cka ashtu ore… ja presim ti shikojmë se nuk po i shikojmë.
069 xx xx 645: Si mo?
069 xx xx 578: Nuk po i shikojmë që të dalin ktu vëlla.
069 xx xx 645: Po ca more, kur të dalin binuni se i q.. robt.
069 xx xx 578: Po nga tu dalin nga tu ashtu, ata na vunë përpara ne.
069 xx xx 645: P
o si ore të vunë përpara more, se i q…robt, po binuni.
069 xx xx 578: Po na vunë ore vëlla, na vunë përpara.
069 xx xx 645: Nga ai andej a?
069 xx xx 578: E nga andej nga ishin qëparë.
069 xx xx 645: Po mirë s’vini këteja, ç’punë kanë këtej.
069 xx xx 578: Erdhën ata erdhën.
069 xx xx 645: Ua.
069 xx xx 578: Për zotin e madh iko, iku vllai tani hajt./

%d bloggers like this: