☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,192 ▲ +0.4% ETH $1,800 ▲ +1.48% XRP $1.1074 ▲ +0.22% SOL $78.0100 ▼ -1.14%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Sot vendimi për vrasësin e Vigan Morinës

viganI akuzuari për vrasjen e Viganit, irakiani Shiwan thotë para gjykatës se nuk e kishte për qëllim të vriste atë. Dy vjet pas vrasjes, verdikti shqiptohet të enjten, më 26 qershor në Cyrih.

Irakiani shpreson se familja Morina mund t’ia falë një ditë.

Kurdi nga Iraku vrau me thikë 23-vjeçarin nga Kosova, Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morinen, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih..

Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të.

I akuzuari kryesor në fjalën përmbyllëse para Gjykatës së Qarkut në Cyrih tha se i vjen keq për gjitha dhe thotë se nuk e kishte për qëllim të vriste Viganin. Ai është i vetëdijshëm se ka bërë reagim të tepruar dhe se do të dënohet.

Irakiani Shiwan M. u ka kërkuar falje miqve dhe shokëve të Viganit.

23-vjeçari thotë se i ka kërkuar falje zyrtarisht dhe me gjithë zemër familjes së viktimës për të gjitha vuajtjet që i kishte shkaktuar, citon 20min.

Një grup i miqve po ndjekin nga afër procesin në Gjykatën e Qarkut.

Të mërkurën, avokati mbrojtës kishte dëshmuar për dy koleget e 23-vjeçarit, të cilët po përballen në gjykatë si bashkëpjesëmarrës të krimit. Njëri është akuzuar për ndihmë dhe nxitje të vrasjes. Thuhet se njëri ia kishte sjell thikën irakianit, por ai e mohon.

I akuzuari i dytë akuzohet për lehtësim të irakianit për ikje nga vendi i krimit.

Gjithashtu mbrojtësi Markus Gotte ka kërkuar lirimin dhe një kompensim “të arsyeshëm” për klientin e tij. Ai nuk e kishte parë aktin e krimit dhe kishte qëndruar i ulur në një makinë të parkuar.

Prokurori Michael Scherrer ka kërkuar që i akuzuari kryesor të dënohet me 20 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të paramenduar.

Mbrojtësi Ivo Harb është deklaruar për një kualifikim të veprës penale si vrasje me paramendim dhe lëndim i rëndë trupor.

Ai ka kërkuar një dënim 12-vjet burgim të shndërruar në një mase tjetër të lehtësuar. Për dy të bashkakuzuarit Scherrer kërkoi pesë vjet burgim për ndihmë dhe nxitje të krimit ndërsa ka kërkuar për njërin 14 muaj dënim me kusht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.