Kuriozitete

Bebja i mbijeton të ftohtit për 14 orë, gjendet pranë nënës së vdekur

Një bebe vajzë është gjendur e gjallë pasi kishte qëndruar në makinë për 14 orë, përderisa e ëma e saj nuk ka mbijetuar, pas një aksidenti me makinë, përkatësisht pas rënies së veturës së saj në një lumë.

bebja-i-mbijeton-t-euml-ftohtit-p-euml-r-14-or-euml-gjendet-pran-euml-n-euml-n-euml-s-s-euml-vdekur-foto-video_hdNgjarja ka ndodhur në Utah, SHBA, raportojnë mediat botërore, transmeton Telegrafi.

Lily Groesbeck, 18 muajshe, ishte dërguar në gjendje kritike në “Primary Children’s Hospital” – tani thuhet se gjendja e saj është stabile.

Sipas policisë, e ëma e saj, Lynn Jennifer Groesbeck, 25, nga Springville, ishte gjetur e vdekur në veturë.

Sipas mediave të huaja, një peshkatar e kishte gjetur veturën e rrotulluar në një lumë, pasi kishte rënë nga një urë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button