Home / Moda / Pranverë pa taka?

Pranverë pa taka?

Ka ardhur koha për të ndryshuar garderobën. Por çfarë do veshim këtë pranverë? Revistat e modës na vijnë në ndihmë. Për fat të mirë, një pjesë e mirë e veshjeve të pranverës së shkuar do të na hyjnë në punë, por ja cilat janë dhe trendet e modës për pranverë 2015.

1426093097TENDENCA-PRANVERE-2015Kudo Boho – Groposini fundet e shkurtra dhe kanotjeret për diçka më romantike dhe sigurisht më të rehatshme. Luku i ri “Boho 2015”, vjen më me finesë nga stilistë si Vera Jang, e cila sugjeron fustane të gjatë që fshijnë tokën; Drajs Van Noten, që sjell kreativitet me pëlhurë të stampuar; dhe Tommy Hilfiger, që i ka veshur modelet e tij me stil bohemian.

E bardha e nuseve – E bardha është shumë në modë këtë vit. Pasarelat e 2015-s janë të mbushura me një larmishmëri veshjesh të bardha, duke filluar që nga fundet e shkurtra, luku i erës viktoriane e deri te veshjet moderne. Varet vetëm si do e vishni dhe ku. Stilistë si Luis Vuiton, Erdem dhe Givenchy, i japin një jetë të re ngjyrës së bardhë në koleksionet e tyre.

Freski lulesh – Lule në pranverë? Po, fatmirësisht stiliste si Shanel, Marni dhe Miu Miu, kanë sugjeruar lule moderne për vajzat dhe gratë moderne. Lule të mëdha, të theksuara, të cilat nxjerrin në pah feminilitetin.

Bluzat e shkurtra – S’mund të ndalim së veshuri bluzat e shkurtra dhe… s’do të ndalim as këtë pranverë. Por ndryshe nga stilet e 2013-2014-s, këtë vit bluzat e shkurtra do të jenë në të gjitha format e mundshme: elegante, të ngjitura pas trupit, të mbyllura, të bollshme. Bluza të shkurtra për të tërë!

Të tejdushkme, të tejdukshme dhe sërish të tejdukshme – Le ta themi: teksturat e tejdukshme nuk ikin kurrë nga moda dhe, për fat të mirë, jo vetëm që i bëjnë të duken më seksi bluzat dhe fustanet, por na japin ndjesinë sikur s’kemi veshur gjë, e cila është ndjesi e lezetshme. Por sigurisht, stilistet nuk do të ishin të tillë, nëse nuk do i përzienin pak gjërat, ndaj Ports 1961 dhe Roberto Kavali janë në krye me veshje të guximshme, transparente, shumë feministe në pasarelat e 2015-s.

RIP takat! – Rrofshin të sheshtat! Rrofshin atletet! Koleksionet e pranverë/verë 2015 na tregojnë se takat, siç e kuptoni vetë, janë krejtësisht jashtë sezoni. Tashmë është koha e të sheshtave dhe e rehatisë.

Xhinsi i rimodeluar – Shumë “cool” dhe moderne, xhinsi vjen këtë pranverë shumë në modë. Stilistet i janë futur punës dhe kanë nxjerrë ide shumë fantastike, në pantallona shkëlqyese, në fustane asimetrike dhe veshje shumë të rehatshme. Xhinsi është në kulm sërish!

Këmishat Polo – I mbani mend bluzat polo, që çdokush vishte në vitet ’90? Ok, janë rikthyer në modë dhe është e sigurt se do ndjeheni të veshur në mënyrë shumë të rehatshme.

Lëkura – Si lulet, apo këmishat polo, lëkura gjithashtu është “on the top”. Stilistë të shumtë na kanë bërë të kuptojmë se asnjë nga ne nuk ka mjaftueshëm veshje lëkure në dollap. Ata sugjerojnë pantallona të shkurtra, fustane, rripa të gjerë dhe xhaketa interesante. Të dashurojmë lëkurë!

Leave a Reply

%d bloggers like this: