Kronika

Alarm fals për bombë në Durrës, gjendet një pako e dyshimtë në shkollën “Hysen Cela”

Një alarm fals për bombë ka vënë në lëvizje policinë e qytetit të Durrësit që prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.

policia52Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative, e cila njoftonte vendosjen e një bombe në shkollën ‘Hysen Cela”, pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore të Durrësit, e cila ka alarmuar blutë e qytetit bregdetar.

Mësohet se forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, një zonë jo pak e populluar, pasi në afërsi të Drejtorisë Arsimore ndodhen edhe 3 shkolla, tek njëra prej të cilave thuhej se ishte vendosur bomba.

Policia pas kontrolleve të shumta gjeti një pako të dyshimtë në rrethimin e shkollës, brenda të cilës ishte edhe një celualar. Pikërisht nga kjo pako nuk u lejuan nxënësit e shkollës së mesme profesionale të hyjnë në shkollë, si dhe u rrethua perimetri i sigurisë deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana.

Pas dy orësh pakoja është hedhur në erë nga forcat xheniere, ndërsa brenda saj nuk është gjetur lëndë eksplozive.

Policia po punon për identifikimin e personit që telefonoi në sallën operative, ndërkohë paraprakisht dyshohet se mund të ketë qënë ndonjë nxënës.

Ndërkohë që në Tiranë brenda 24 orëve të kaluara u regjistruan 3 alarme false për bombë. Policia thotë se këto akte bëhen qëllimisht për të përhapur panik. Ndryshe nga rasti i Durrësit në Tiranë janë braktisur valixhe, apo çanta të dyshimta në disa rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button