Home / Rajoni / Maqedonia / Thaçi: Jam në bisedime me VMRO-në për hyrje në Qeveri

Thaçi: Jam në bisedime me VMRO-në për hyrje në Qeveri

Menduh Thaçi konfirmoi se ka bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski për hyrjen e PDSH-së në Qeveri, por se ende nuk janë definuar postet ministrore dhe ato të drejtorëve nëpër institucionet shtetërore të cilat do t’i kishte fituar partia e tij. Deri në këto bisedime ende nuk kanë arritur.

 Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Në pyetjen e Alsat M për atë se si i komenton regjistrimet nga bombat e Zaevit, ku dëgjohet se do t’i qëndrojë besnik deri në vdekje Sasho Mijalkovit, Thaçi përmendi gjoja vazhdimin e bisedës, që sot nëpër rrjetat sociale e publikuan bashkë partiakët e tij, që shkaktoi jo vetëm dyshime për autenticitetin, por edhe ironi për përpjekje jo të shkathtë për montim.

Në lidhje me Zijadin Selën dhe paralajmërimet për kongres të rregullt të PDSH-së më 21 mars, Thaçi shkurt u përgjigj: “Tanimë gjatë kohë nuk mendoj për të”. Menduh Thaçi në Strugën mori pjesë në hapjen e një shtabi të ri komunal të partisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: