Home / Sporti / Allegri: Natë e madhe për Juventusin

Allegri: Natë e madhe për Juventusin

Natë e madhe për Juventusin dhe Italinë. Kështu e ka cilesuar trajneri Massimiliano Allegri kualifikimin e ‘Zonjës së Vjetër’ në çerekfinalet të Ligës së Kampioneve.

Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri

Kampioni i Italisë arriti ta mposhtë Borussia Dortmundin edhe në Signal Iduna Park me rezultat të thellë 3-0 mbremjen e te merkures.

“Ishte një natë e bukur, por tani ne nuk duhet të ndalemi. Rezultati i kësaj mbrëmje është rezultat i gjithë punës që kemi bërë së bashku, me djemte dhe klubin”, ka deklaruar Allegri per mediat.

“Ne kemi luajtur një lojë rezultative, duke marrë një rezultat të rëndësishëm për futbollin italian. Ky ekip duhet të jetë i vetëdijshëm për aftësinë që kanë dhe unë mendoj se ne kemi cilësi për të luajtur edhe më mirë sesa ndaj Dortmundit”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.