🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,486 ▲ +6.7% ETH $1,666 ▲ +7.54% XRP $0.9219 ▲ +5.3% SOL $69.6000 ▲ +6.24%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kronika

ARRSH: Devijohet përkohësisht trafiku në segmentin Komuna e Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të enjten devijimin e përkohshëm të trafikut në segmentin rrugor Komuna e Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan.rruge2

Sipas ARRSH-së, kërkesa e pjesshme e sipërmarrësit dhe mbikqyrësit të punimeve për një devijimin të përkohshëm të trafikut në këtë segment, deri në marrjen e masave suplementare të sigurisë dhe sinjalistikës, erdhi për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për mbylljen e gjithë trafikut në gjatësinë e plotë të këtij segmenti (Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë- Elbasan) duke nisur nga Mbikalimi i Saukut deri në Komunën e Parisit, nga ARRSH-ja u vendos për mbyllje të pjesshme vetëm në segmentin e fundit të rrugës, qe u vlerësua si zona më e rrezikshme, me qëllim për të lënë të lirë trafikun dhe qarkullimin.

ARRSH bën të ditur edhe skemën mbi devijimin e përkohshëm të trafikut që do të realizohet me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Konkretisht:

  • Bllokimi hyrje / dalje në kantier në CS7 në Komunen së Parisit (Segmenti ku bëhet lidhja e këtij objekti me objektin tjetër “Ndërtim Unaza e Re e Tiranës (Seg.Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur 0.000-0.640km) zonë e rrezikshme për aksidente të mundshme.
  • Bllokimi hyrje/dalje në kantier tek rrethrrotullimi nënkalimit (pranë digës Liqeni Artificial)
  • Devijim trafiku i rruges Elbasan-Tiranë, tek dalja e nënkalimit nga Cs 76-Cs 44 (diga e Liqenit Artificial)

Skema e miratuar edhe nga sektori i sinjalistikës paraqet elementet e sinjalistikës rrugore sipas Kodit Rrugor për bllokimin e hyrje/daljeve në fillim të kantierit të punimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.