Home / Moda / Një fushatë për të mos gjykuar më gratë nga ato që veshin

Një fushatë për të mos gjykuar më gratë nga ato që veshin

Një organizatë për të drejtat e femrave, Terre Des Femmes, e lançuar tani afër dhe një fushatë e titulluar “Mos e mat vlerën e gruas nga rrobat e saj”, synon të ulë vlerësimin e femrave sipas veshjes.

nj-euml-fushat-euml-p-euml-r-t-euml-mos-gjykuar-m-euml-grat-euml-nga-ato-q-euml-veshin_hdFushata e konceptuar nga artistja Theresa Wlokka, tregon imazhe të zonave më të seksualizuara të trupit femëror si kraharori, të shënuar me vizore matëse që tregon vlerën bazuar te sa prej kësaj zone “provokative” është mbuluar nga veshja.

Kjo matje e vlerës niset nga hamendësimet negative që shoqërojnë fundet e shkurtra dhe dekoltetë e theksuara. Të zbulosh pak do të thotë që je e ftohtë dhe nuk të intereson seksi, ndërsa të zbulosh shumë komunikon shthurje.

Vijëzimi i këtyre matësve të vlerave tregon sa arbitrare janë ato dhe sa absurde është të bësh hamendësime për një grua bazuar te sasia e copës që mbulon trupin e saj, shkruan revistaclass. Studentët e Shkollës së Advertising në Hamburg kanë ndihmuar për të krijuar këtë fushatë të fuqishme që do shihni më poshtë.

Një bluzë me jakë të hapur nuk do të thotë që ajo “po e kërkon”.

Një fund i shkurtër nuk tregon që ajo është prostitutë.

Nëse vesh të sheshta nuk do të thotë që është aseksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.