Home / Ekonomia / AKB dhe AKT, fletëpalosje me informacione të dobishme për pushuesit gjatë sezonit veror

AKB dhe AKT, fletëpalosje me informacione të dobishme për pushuesit gjatë sezonit veror

 mzhut-informacion-turist-355x350Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit kanë përgatitur një fletëpalosje me informacione të përgjithshme, që mund të jenë të dobishme për pushuesit gjatë sezonit veror.

Fletëpalosja përmban informacion lidhur me zonat e identifikuara për t’u autorizuar për perdorim publik në bregdetin shqiptar dhe ujrat në brendësi të territorit, plazhet publike, numrat e emergjencës, etj.
Turizmi është vlerësuar nga Qeveria si një ndër sektorët me më shumë ndikim në zhvillimin e pritshëm, cilësor dhe sasior të ekonomisë shqiptare, për periudhën 4-vjeçare.

Kjo pritshmëri është e mbështetur në burimet natyrore që vendi ynë ofron për vizitorët, të huaj dhe vendas; në traditën, mikpritjen, historinë, harmoninë fetare, kulinarinë, karakterin, kulturën,vlerat shpirtërore të shqiptarëve, një pjesë e mirë e të cilave, të paeksploruara.
Shqipëria synon të shfaqet si vendi i njerëzve miqësorë; me një natyrë të mrekullueshme, ende në një pjesë të madhe, e paprekur; me një histori të trazuar e intensitet të lartë zhvillimesh, brenda një territori të vogël; me një kulturë të pasur e popullsi në një moshë mesatare, mjaft të re; e cila është e aftë t’u dhurojë vizitorëve të saj emocion pozitiv e mbresa të pashlyera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: