Kronika

A u ekzekutua Santo nga vrasës të huaj?

motori vrasesMbeten të paidentifikuar dy personat të cilët kanë qëlluar dhe vrarë me armë, bankierin Artan Santo. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, dyshohet se dy atentatorët janë të huaj dhe në këtë pistë po hetohet.

Në vëmendje është sjellë edhe një raport i SHISH disa vite më parë se, në Shqipëri po vinin vrasës me gomone nga vendet fqinje. Mëngjesin e djeshëm, prokuroria së bashku me Policinë e Tiranës kanë ngritur një grup hetimor të përbashkët që drejtohet nga dy prokurorët, Adriatik Cama dhe Dritan Nushi, ndërsa në terren kanë zbritur rreth 80 ekspertë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë specialistë të krimeve, të cilët kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme. Por, policia nuk ka provat kryesore. 6 gëzhojat që kanë dalë nga arma nuk janë gjetur në vendin e krimit. Burime nga policia thanë se, atentatorët dyshohet se, kanë përdorur një revolver të markës P-38 me 6 plumba.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button