Home / Sporti / Brazili ne cerekfinale me mundime te medha

Brazili ne cerekfinale me mundime te medha

Brazili ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Brazili 2014, pasi eliminoi Kilin në penalti, sepse rezultati 1-1 nuk përcaktoi fituesin në kohë të rregullt.

Kili startoi me formacionin më të fortë, ku Vidal dhe Sanchez udhëhoqën ekipin e Sampaolit.

Brazili nga ana tjetër me një përbërje tejet ofensive me në krye Neymar sulmoi portën kundërshtare nga minuta e parë.

Me të filluar ndeshja Brazili e dominoi takimin, kurse Neymar u shfaq rrezikshëm në dy-tri mundësi.

Pas një gjuajtje nga këndi, ishte David Luiz ai që realizoi me kokë duke shfrytëzuar një devijim të Thiago Silvas (18′).
brazili festim
Kili filloi t’i merrte gjrat në dorë dhe në minutën e 32-të, ishte Alexis Sanchez ai që me një goditje precize mposhti portierin Julio Cesar. Një gol ky që erdhi pas një gabimi në mbrojtjen braziliane.
brazili festim
Në vazhdim Brazili dominoi bindshëm, duke qenë pranë golit me Neymar dhe nga një goditje e Dani Alves.

Por, në fund të pjesës së parë ishte Kili që për pak sa nuk e realizoi, nga një pakujdesi e mbrojtjes braziliane.

Pjesa e dytë filloi me lojë të shpejtë dhe të bukur nga të dyja skuadrat.
sanchez 640

Në fillim të pjesës së dytë ishte Hulk ai që realizoi, por nuk u pranua ky gol, për shkak se lojtari preku topin me dorë.

Në vazhdim Kili pati mundësi të çmuar kur Isla pas një pasimi të Sanchez nuk realizoi përballë portierit, Julio Cesar.

Në minutën e 73-të ishte Jo’ ai që nuk arriti të realizonte nga afërsia, pas një harkimi të Hulk, duke konfirmuar dominimin e lehtë të Brazilit.

Deri në fund nuk pati ndryshime, dhe skuadrat u desh të vendosin epilogun në vazhdime.

Në vazhdime u zhvillua lojë mjaft luftuese mes dyja skuadrave, ku rastin më të mirë e pati Pinilla në minutën e fundit të takimit.

Pinilla pasi pranoi një pasim lansoi një goditje super të fuqishme, duke qëlluar shtyllën.

Në penalti përfundimi ishte jashtëzakonisht dramatik. Julio Cesar ndali dy penalti në mënyrë të shkëlqyer, teksa ishte viktimë e gabimeve të bashklojtarëve të tij.

Në fund Jara humbi penaltinë vendimtare duke qëlluar shtyllën dhe Kili u eliminua faqebardhë, pasi luajti për mrekulli.

Brazili në çerekfinale takohet me fituesin e takimit Kolumbi – Uruguai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.