Home / Teknologji / Google kthen televizorin në kompjuter me Chromebeit

Google kthen televizorin në kompjuter me Chromebeit

Ideja për një kompjuter “demokratik”, të cilin mund ta kenë të gjithë dhe që është menduar kryesisht për vendet e varfëra, është e vjetër thuajse sa kompjuteri vetë.

google-usbKjo, edhe pse përpjekja e parë për ta realizuar daton rreth 10 vjet më parë, me laptop-in jeshil prej 100 dollarësh të Nicholas Negroponte.

Por në horizont sot shihet një fazë e re: ajo e kompjuterëve njëpërdorimësh. Tendenca mund të përurohet së shpejti nga Google:

Chromebit, ose një PC që kushton më pak se 100 dollarë, i mbledhur i tëri në një USB në gjendje të kthejë çdo televizor në një desktop kompjuteri.

Google e ka sjellë risinë bashkë me përforcimin e linjës së Chromebook, laptop-ët e saj me çmim të ulët, me një sistem operativ Chrome.

Pak më i madh se një USB, Chromebit, që është një lloj evolucioni i Chromecast që kthen në version “smart” televizorin e shtëpisë duke e lidhur me internetin, do të dalë në dyqane këtë verë, fillimisht në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.