Kronika

Ministri Tahiri në takim me Ambasadorin Lu, Byroja Kombëtare e Hetimit në qendër të diskutimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është duke zhivlluar një takim pune me Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe puna e Byrosë Kombëtare të Hetimit është kryefjala.

10943115_10152737000785838_6721259204666997640_nBurime nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ndryshe nga tre ditë më parë, ku Ambasadori Lu shoqërohet dhe nga drejtues të Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së), diplomati sot është paraqitur i vetëm në mjediset e Ministrisë së Brendshme.

Çfarë ndodhi tre ditë më parë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar sot me Zv.Ndihmës Drejtorin, J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin, Brian Mçauley të FBI, me të cilët ka diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit

Tahiri-Lu (Foto nga takimi i se martes)
Tahiri-Lu (Foto nga takimi i se martes)

Takimi i të martës vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano. Që nga dita e martë ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byroja Kombëtare e Hetimit do të shënojë një standart të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button