Home / Ekonomia / “Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë

“Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë

“Deutsche Bank” do të financojë me 250 milion euro qeverinë shqiptare me dorëzaninë e Bankës Botërore.

1428429966eurotNë ofertat e shqyrtuara nga Ministria e Financave prej datës 2 prill deri më 7 prill, banka gjermane ka dhënë ofertën më të mirë me një marzh interesi 1.3 përqind mbi “benchmark rate” dhe afat maturimi 10-vjeçar.

Kjo është hera e parë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me garante Bankën Botërore. Kjo skemë, sipas Ministrisë së Financave, ul koston dhe kohën për marrjen e borxhit.

Por Shqipëria nuk është vendi i parë në rajon që del në tregjet ndërkombëtare përmes kësaj rruge. Dy vitet e fundit, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bërë të njëjtën gjë. Më konkretisht, vitin e kaluar, qeveria malazeze mori 100 milionë euro borxh të garantuara nga Banka Botërore me interes 4 për qind.

Shuma prej 250 milionë eurosh, që qeveria do të marrë borxh nga privatët përmes këtij instrumenti, do të përdoret për financimin e defiçitit buxhetor. Por, veç 250 milionë eurove të garantuara nga Banka Botërore, qeverisë do t’i duhet këtë vit të rinovojë edhe 300 milionë eurot e tjera eurobond, të marra në vitin 2010.

Leave a Reply

%d bloggers like this: