Home / Kuriozitete / Bali, gjen një unazë floriri nën ujë, përmes Facebook lidhet me pronarin

Bali, gjen një unazë floriri nën ujë, përmes Facebook lidhet me pronarin

Unaza ishte një dhuratë e bërë nga një grua me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së bashkëshortit të saj. Falë rrjetit social ajo u kthye në gishtin e atij që 9 muaj më parë e kishte humbur.  Duke notuar në ujërat e ishullit indonezian në Bali, Roxy Walsh u hodh në ujë ku edhe gjeti unazën e floririt.19816_10153172782502969_3465165808202247655_nKur doli në breg të detit, e vuri në gisht dhe kuptoi vlerën e madhe sentimentale që kishte ajo unazë për personin që e kishte humbur. Kështu që ai vendosi të publikojë në Facebook gjetjen e tij, për të identifikuar personin që i përkiste unaza. Në pak orë apeli i tij u shpërnda rreth 170 mijë herë dhe në fund unaza iu kthye pronari të ligjshëm.11138636_764221237027548_2698208027592950687_n

Roxy Walsh kishte krijuar edhe një faqe Facebook-u, dedikuar unazës së quajtur  “Find Joe and Jenny”. Në unazë ishte shkruar “I dashur Joe, gëzuar 70-vjetorin e ditëlindjes! Me dashuri Jenny!”.  Dedikimi romantik, u njoh menjëherë nga nipi i Joe-s, që përmes internetit u vu në kontakt me Roxy-n. Kështu që gjyshit iu kthye unaza e dhuruar nga bashkëshortja me rastin e 70 vjetorit.11150218_1629067800650534_1360630417270973203_nUnaza kishte 9 muaj e humbur dhe Joe mendonte se nuk do ta gjente kurrë atë. Në fakt, falë internetit arriti që ta vërë serish në gisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: