Europa

Papa Françesku në vizitë në Kubë

Papa Françesku do të zhvillojë shtatorin e ardhshëm një vizitë në Kubë, me rastin e udhëtimit të tij në SHBA, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

papa-ne-turqi-345x200“Ati i Shenjtë ka marrë në konsideratë një vizitë në Kubë me rastin e vizitës në SHBA, nga 22-27 shtatori i ardhshëm”, deklaroi ai.

”Megjithatë, për momentin kjo mbetet vetëm hipotezë”, shtoi Lombardi.

“Kontaktet me autoritetet kubaneze janë ende në fillesa”, tha ai.

Françesku, i pari papë latinoamerikan, ka luajtur një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button