Kronika

Tahiri pezullon policin që nxori armën në Kukës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pezulluar punonjësin e policisë të përfshirë në ngjarjen e një dite më parë, gjatë një proteste të shoqërisë civile në Kukës.

“Pavarësisht se protesta e disa qytetarëve në Kukës ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjësi i Policisë së Shtetit është pezulluar deri në hetimin e plotë të ligjshmërisë së veprimeve dhe zbatimit të procedurave të parashikuara”, bën të ditur Tahiri.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ministri shprehet se pjesëmarrja me armë në një tubim është e paligjshme, “ashtu siç është tërësisht e papranueshme sjellja e punonjësve të policisë që tejkalojnë ligjin për t’i bërë ballë paligjshmërisë së cilitdo”.

Ministri shprehet se do të bëhet hetimi i plotë i këtij rasti, si dhe do të rishikohen aktet dhe procedurat për zbatim në rastet e tubimeve dhe masave policore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button