Zgjedhjet lokale 2015

Basha në Kamëz, rikonfirmon Xhelal Mziun: PD, alternativa e 21 Qershorit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së martës një takim elektoral me banorët e Kamzës, ku ka konfirmuar rikandidimin e Xhelal Mziut.

Në fjalën e tij, Basha ka shprehur bindjen e tij se “qytetarët, të djathtë e të majtë, janë të vendosur ta kthejnë 21 Qershorin në ditën e demokracisë”.

Sipas tij, ata do t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Rama, i cili mashtroi shqiptarët me premtimet për uljen e taksave, të çmimit të energjisë dhe për shëndetësinë falas.

“E keqja është shtrirë nga jugu në veri dhe po u merr jetën familjarëve, sepse nuk kanë me çfarë t’ia dalin”, ka thënë Basha, duke shtuar se pikërisht kjo situatë ka shkaktuar dhe eksodin e shqiptarëve.

“Ne nuk e pranojmë ikjen nga shtëpitë tona për shkak se nuk ka alternativë. Shqiptarët e kanë në dorë, sepse më 21 Qershor ata e kanë një zgjedhje, kanë mundësi të hedhin votën e tyre. Më 21 Qershor, me votën tuaj ne do të ndahemi nga eksodi i shqiptarëve dhe keq-qeverisja e dyshes Rama-Meta”, ka thënë Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button