Home / Europa / Një tjetër tragjedi, 40 imigrantë të vdekur pas mbytjes së një anijeje

Një tjetër tragjedi, 40 imigrantë të vdekur pas mbytjes së një anijeje

Rreth 40 imigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së gomones së tyre teksa tentonin të arrinin brigjet italiane, deklaruan sot të mbijetuarit e mbërritur në Catania, në Siçili dhe pritur nga anëtarët e OJQ-së ”Save the Children”.

“Ata janë shprehur se ishin 137 persona në një gomone që është shfryrë apo ka shpërthyer, kjo ende nuk është e qartë, dhe një pjesë e tyre kanë rënë në det. Disa kanë folur për shumë të vdekur, disa shprehen se janë rreth 40”, deklaroi Giovanna di Benedetto, anëtare e OJQ-së të pranishme në Catania gjatë mbërritjes të të mbijetuarve.

”Sipas informacioneve të para nga të mbijetuarit incidenti ka ndodhur mes brigjeve të Libisë dhe Siçilisë, ku një anije tregtare ”Zeran” iu është afruar për ti ndihmuar”, theksoi Giovanna di Benedetto.

Një anije ushtarake malteze dhe një anije ushtarake italiane mbërritën sot në mëngjes me më shumë se 1 000 imigrantë në bord në portet italiane të Pozzallos, në Siçili dhe të Salernos pranë Napolit, njoftuan stacionet televizive italiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: