Home / Europa / 65-vjetori i themelimit, KE: Përgjegjësi e jona të promovojmë paqen

65-vjetori i themelimit, KE: Përgjegjësi e jona të promovojmë paqen

Këshilli Europian përkujton sot 65-vjetorin e krijimit të “Evropës së bashkuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore”.

Anëtarët e Këshillit Europian shprehen se është përgjegjësi e BE-së të promovojë paqen, lirinë, demokracinë, solidaritetin dhe prosperitetin, në Europë dhe më gjerë.

“Të bashkuar në Bashkimin Europian, duke e parë ndryshueshmërinë si forcën tonë, ne do të vijojmë me detyrën tonë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian.

9 maj 2015 shënon dhe 65-vjetorin e krijimit të këtij institucioni, pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ajo u mbështet mbi deklaratën e Schumanit se thyerja e rrethit të dhunës dhe hakmarrjes do të ndërtonte shoqëritë në siguri dhe prosperitet. “Vetëm e bashkuar Europa mund të ruajë paqen. Dhe ky ishte fillimi i procesit të integrimit europian”, vijon deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.