Home / Keshilla / Problemet që mund të përballohen me muzikën

Problemet që mund të përballohen me muzikën

Nuk ka situatë që kënga e duhur nuk mund të na shoqërojë. Muzika di të na “karikojë”, ngushëllojë dhe të na mbajë alegro. Por duhet kujdes dhe të aplikohet në mënyra të ndryshme, sepse reagon në zonat më të thella dhe më primitive të trurit. Ja ato më kuriozet

Lindjet e parakohshme

Muzika mund të krijojë një sfond të ëmbël për fëmijët që lindin para kohe, gjatë periudhës që duhet të qëndrojnë në inkubator. Studiuesit kanadezë kanë zbuluar se nëse fëmijëve të lindur para kohe u vihet në dispozicion muzika, të vegjlit mund ta durojnë më mirë dhembjen, ndërsa atyre u inkurajohen sjellje më të mira të të ushqyerit, duke favorizuar rritjen e peshës. Llojet e preferuara? Muzika klasike, shpesh Mozarti, dhe tingujt që i kujtojnë rrahjen kardiake të nënës dhe zhurmat e mbytura në brendësi të mitrës: këto të fundit do të mund të favorizonin gjumin te të vegjlit në spital.

Bimët në “depresion”

Përveç rritjes së të sapolindurve, muzika mund të inkurajojë edhe atë të bimëve. Të paktën është ajo që mbështesin disa teori të mbledhura në një vëllim muzikor të vitit 1973, të titulluar “The Sound of Music and Plants”, e shkruar nga profesoresha e Universitetit të Kolorados, Dorothy Retallack.

Lëndimet e trurit

Muzika është një instrument i rëndësishëm i rehabilitimit konjiktiv për këdo që ka pësuar lëndime në tru ose përballet me pasojat e sëmundjeve neurodegjenerative. Për shembull, dëgjimi i muzikës së preferuar mund të përmirësojë humorin dhe bashkëpunimin e pacientëve të goditur nga iktus.

Mosshoqërizimi

Muzika vepron si një katalizator social, duke u dhënë një identitet të përbashkët shumë grupeve rinore. Jo më kot shumë vende publike ose jopublike përdorin muzikë në sfond për të tërhequr sa më shumë njerëz e për të krijuar në një farë mënyre lidhje shoqërore.

Mosdëgjimi

Në disa raste, dëgjimi i vazhdueshëm i muzikës mund të parandalojë problemet natyrale të humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën.

Zemra e “thyer”

Nuk i referohemi dhembjes së dashurisë, por patologjive kardiake. Është demonstruar se një muzikë relaksuese mund të rezultojë e dobishme gjatë konvaleshencës së pacientëve që kanë bërë operacione në zemër ose që janë të rrezikuar nga infarkti, sepse ajo ul presionin e gjakut, redukton rrahjet e zemrës dhe heq ankthin.

Performancat sportive

Një studim britanik i vitit 2005 ka demonstruar se dëgjimi i muzikës mund të përmirësojë 20 për qind të performancave sportive. Muzika është ekuivalente e ligjshme e dopingut, por vetëm se ajo nuk i bën keq shëndetit.

Adoleshentët e tmerrshëm

Nuk është vetëm melodia e një kënge ajo që jep efekte pozitive te adoleshentët rebelë, por edhe teksti i saj. Një studim anglez i kryer në vitin 2008 ka demonstruar se dëgjimi i këngëve me një mesazh social pozitiv (si kënga “Heal the Ëorld” e Michael Jackson), inkurajon sjellje bashkëpunuese tek adoleshentët.

Analfabetizmi

Disa orkestra të organizuara në vendet më të pafavorizuara të botës kanë meritë, sepse i heqin të rinjtë e rrugës duke i drejtuar drejt një qëllimi të ri të përbashkët. Por muzika mund të reagojë në një mënyrë edhe më konkrete. Një studim amerikan i vitit 2009 ka demonstruar se mësimi i të lexuarit të muzikës dhe i njohjes së saj në moshën shkollore rrit aftësinë e të lexuarit në përgjithësi, duke kontribuuar kundër analfabetizmit.

Burimi: Revista Fokus

Leave a Reply

Your email address will not be published.