Home / Europa / Eurostat: Eurozona del nga deflacioni

Eurostat: Eurozona del nga deflacioni

Eurozona doli nga deflacioni në muajin pril, me një inflacion 0,0 për qind në një vit pas katër muajve të uljes së çmimeve, konfirmoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Bëhet fjalë për një lajm relativisht të mirë për Bankën Qendrore Evropiane, që për të shmangur rrezikun e deflacionit, nisi në fillim të muajit mars një program të gjerë për lehtësimin sasior, që parashikon blerjen e më shumë se 1 000 miliardë eurove letra me vlerë të borxhit publik dhe privat deri në shtator të vitit 2016.

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi përshëndeti javën e kaluar efikasitetin e politikës monetare, por sinjalizoi gjithashtu se përqindjet shumë të ulëta për një kohë të gjatë mund të paraqesin ”efektin dytësor” për të kursyer më shumë dhe për të konsumuar më pak.

Përqindjet vjetore më të ulëta gjatë muajit prill janë parë në Greqi (-1,8 për qind) dhe në Qipro(-1,7 për qind) dhe përqindjet më të larta në Maltë (+1,4 për qind dhe në Austri (+0,9 për qind).

Leave a Reply

%d bloggers like this: