Home / Kuriozitete / Australi, luan “ruletën ruse” dhe qëllon veten me plumb në kokë

Australi, luan “ruletën ruse” dhe qëllon veten me plumb në kokë

Të vetëvritesh për të kaluar kohën. Historia e pabesueshme ka për protagonist Josh Taylor, një 19-vjeçar nga Australia.

“Loja” nëse mund të cilësohet e tillë, është ruleta e famshme ruse: pistoleta me një fishek në karikator, ku fiton ai që nuk merr plumbin.

Por Josh e gjeti që në tentativën e  parë dhe tani, pas një operacioni me urgjencë, është në gjendje të rëndë në një spital në Sidnei.

Sipas asaj që bën të ditur policia australiane, i riu ishte i ulur në makinë së bashku me miqtë, jashtë një supermarketi në Pit Town në periferi të Sidneit.

Pistolet“Jemi të bindur që e ka pësuar plagën duke luajtur me ruletën ruse me një pistoletë të mbushur”, – ka thënë inspektori Garry Sims. Plumbi e ka prekur Josh pranë veshit.

“Të lutem, lufto siç ke bërë gjithnjë, – ka shkruar mamaja e tij në “Facebook”. – Nuk ka fjalë për të shpjeguar se sa të dëshpëruar jemi për ty”.

Pikërisht falë komenteve në rrjetet sociale, motra e djalit ka mësuar për tragjedinë dhe ka njoftuar prindërit, të cilët shkuan menjëherë në spital.

Leave a Reply

%d bloggers like this: