Home / Kuriozitete / Nju Jork, shitet 50 milionë dollarë, por është vetëm një garazh

Nju Jork, shitet 50 milionë dollarë, por është vetëm një garazh

Nju Jorku është gjithnjë Nju Jork dhe në “Mollën e Madhe” dihet, gjithnjë ka një çmim të kripur. Edhe një garazh. Nuk është çudi që në lagjen prestigjioze të Manhatanit, një ndërtesë disa katëshe të nxirret në shitje për shumën astronomike prej 50 milionë dollarësh.

Po, e keni kuptuar shumë mirë, 50 milionë, një vlerë rekord, me të cilën në metropolin amerikan mund të blihen me dhjetëra apartamente luksoze.

I ndërtuar pas vitit 1900 dhe i vendosur në East Street, ndërtesa përbëhet nga pesë kate, në një sipërfaqe prej 1.500 metrash katrorë, që përveç hapësirave të parkimit të makinave, përfshin edhe një papafingo me dritare.

Sipas asaj që shkruan “Wall Street Journal”, ndërtesa mund të rimodelohet dhe të përdoret edhe për të banuar. Në një rast të tillë, gjithnjë duke iu referuar gazetës amerikane, vlera e investimit të ri do të shkonte minimumi nga 9, deri në 20 milionë dollarë maksimumi. Kështu që shuma e blerjes së pallatit do të shkonte rreth shifrës 70 milionë dollarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: