Home / Kuriozitete / Dashuria për qentë detyron 57-vjeçaren të jetojë në makinë

Dashuria për qentë detyron 57-vjeçaren të jetojë në makinë

Hillary Barrows ka shpenzuar tetë vite nga jeta e saj duke punuar në vende te ndryshme të Europës si mësuese e gjuhës angleze, por në janar është rikthyer në Kent, qytet në jug-lindje të Anglisë, duke shpresuar se do të gjente një punë më të mirë.

Ndërkohë që mori një shtëpi me qira, 57-vjeçarja nuk po arrinte të punësohej. Për pak javë ajo mbeti pa asnjë qindarkë, duke u detyruar të lëshojë shtëpinë. Shteti ia ofroi një strehim, por ajo nuk e pranoi, sepse aty nuk lejoheshin qentë, ndërkohë që Hillary ka dy të tillë, Robbie dhe Cleo.

Tani, Barrows ka katër muaj që jeton në makinën e saj, një ‘Alfa Romeo’ që është e parkuar 24 orë. Në parking ka një tualet publik, ndërsa shfrytëzon njëherë në javë dushin për dy paund.

Po ashtu, ajo viziton njërën nga pikat e Mc Donalds për të karikuar celularin, laptopin si dhe për të shfrytëzuar wireless-in, në mënyrë që të kërkojë punë. Hillary mbijeton me një vakt në ditë, e cila është një supë e ngrohtë.

“Dua vetëm që të filloj një punë, të kem një shtëpi dhe një vend për qentë e mi. Nuk më zë gjumi, jam me fat nëse flej tre orë. Kjo situatë po më fut në depresion dhe po të mos ishte për makinën time, tani do isha në rrugë”, është shprehur 57-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.