Home / Kuriozitete / Një gjermane 65-vjeçare me 13 fëmijë lind… katërnjakë!

Një gjermane 65-vjeçare me 13 fëmijë lind… katërnjakë!

Një gjermane 65-vjeçare lindi katërnjakë në një maternitet të Berlinit duke u bërë nënë për të shtatëmbëdhjetën herë, njoftoi televizioni RTL.

”Berlinezja në prag të pensionit u bë nëna më e moshuar në botë katërnjakësh”, sipas këtij televizioni që kishte të gjitha të drejtat ekskluzive për ngjarjen.

”Bebet premature, tre djem dhe një vajzë, u lindën pas 26 javësh shtatëzani dhe kanë shanse për mbijetesë”, sipas RTL-së.

Annegret Raunigk, e cila ishte nënë edhe e 13 fëmijëve të tjerë dhe gjyshe e shtatë nipërve dhe mbesave, ishte mësuese anglishteje dhe rusishteje.

Ajo kishte kryer insiminim artificial në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.