Home / Europa / Kërkimet për naftë në detin Jon, reagon Koçijançiç: BE nxit normalizimin e marrëdhënieve

Kërkimet për naftë në detin Jon, reagon Koçijançiç: BE nxit normalizimin e marrëdhënieve

Në situatën e krijuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kërkimeve të hidrokarbureve në det, Komisioni Evropian, ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses Maja Koçijançiç.

BE-ja nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane”, thotë Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme.

“Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë se aido të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”tha Kocijancic.

Ndërkaq sipas gazetës “To Vim”a, që iu referohet burimeve diplomatike, qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar kërkimet në det, është një përpjekje e qartë për të sfiduar kufijtë. “To Vima” shkruan se “duke bërë lidhjen me përleshjet e dhunshme në Kumanovë mes shqiptarëve të armatosur dhe autoriteteve të Shkupit, klima në rajon është shumë e tensionuar, dhe kjo duhet të na alarmojë seriozisht për përhapjen e irredentizmit shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.