Home / Rajoni / Maqedonia / Kriza në Maqedoni, BE mund të dërgojë një përfaqësues special

Kriza në Maqedoni, BE mund të dërgojë një përfaqësues special

Situata e tendosur politike në Maqedoni, sidomos pas rastit të Kumanovës, i ka shtuar zërat se Bashkimi Europian mund të dërgojë një përfaqësues special në Shkup për të ndihmuar në tejkalimin e krizës.

Zëdhënësja e përfaqësueses për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë pranë BE-së, Maja Koçijançiç, nuk e ka përjashtuar mundësinë se BE-ja mund të dërgojë përfaqësues special në Maqedoni, me mandat të caktuar për zgjidhjen e krizës politike, si dhe për parandalimin e konflikteve të tjera, pas asaj që ndodhi në Kumanovë.

“Nuk mundem të konfirmoj asgjë në këtë fazë. Pozicioni i BE-së në raport me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në përgjithësi është i paraqitur përmes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, si lehtësues në dialog, si dhe pranisë së komisionerit Johannes Hahn.

“Në këtë drejtim, pozicioni ynë mbetet i njëjti, siç është theksuar më parë”, ka deklaruar Maja Koçiançiç.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: