☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,529 ▼ -1.7% ETH $2,211 ▼ -1.01% XRP $1.3280 ▼ -1.51% SOL $82.2100 ▼ -2.4%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë, amendamentet kushtetuese për FAK i dërgohen Kuvendit

Qeveria e Kosovës ka proceduar për në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure të kabinetit qeveritar, kundër këtyre amendamenteve votuan përfaqësuesit e “Listës Serbe”, të cilët thanë se kishin pritur për të pasur më shumë dialog rreth shndërrimit të FSK-së në FAK.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se, Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie.

“Ne nuk po ndërtojmë Forca të Armatosura mbi baza etnike, as shqiptare dhe as të etnive të tjera, për të cilat ka pasur trumpetime mjaft të mëdha në opinionin publik. Është një forcë unike, në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, që përfshijnë të gjithë përfaqësuesit e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, tha Mustafa.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës nga “Lista Serbe”, Branimir Stojanoviç, i cili votoi kundër amendamenteve kushtetuese, tha se duhej të kishte pasur një dialog më të gjerë rreth shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.