Home / Europa / Renzi: Kemi nevojë për ndihmën e BE-së për çështjen e imigrantëve ilegalë

Renzi: Kemi nevojë për ndihmën e BE-së për çështjen e imigrantëve ilegalë

isKryeministri italian, Matteo Renzi në një konferencë për shtyp deklaroi dje se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit të imigrantëve ilegalë, i quajtur ”Mare Nostrum” do të vazhdojë, por kërkon edhe ndihmën nga Bashkimi Evropian. Në një deklaratë për shtyp bashkë me shefin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Renzi tha ”një popullsi e civilizuar nuk dërgon një anije me fëmijë, por i shpëton ata” duke shtuar se Italia ka nevojë për përforcim nga Frontex-i, agjencia e kontrollit kufitar të BE-së. ”Nuk është e mundur që në vitin 2014 një anije plot me fëmijë të lejohet të përmbyset, për shkak se ne nuk e dimë se në juridiksionin e cilit shtet është”, u shpreh Renzi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: