Europa

Tony Blair, në krye të Këshillit Europian për Tolerancën dhe Ripajtimin

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka njoftuar se, pas largimit nga posti i të dërguarit të posaçëm për Lindjen e Mesme, një mision që nuk pati sukses dhe nuk u mbështet aq shumë nga arabët, tani do të kryesojë Këshillin Europian për Tolerancën dhe Ripajtimin.

Kjo është një organzatë e bashkëkrijuar në vitin 2008 nga një biznesmen hebre i lindur në Rusi, i quajtur Moshe Kantor, me të cilin në një shkrim për gazetën britanike “Times”, Blair thekson se Europa ndodhet përballë “kohërave të rrezikshme”.

Blair dhe Kantor, që do të kryesojnë këtë organizatë, citojnë një raport për incidentet anti-semitike globale. Raporti konkludoi se viti i kaluar ishte më i rëndi në këtë drejtim.

Këshilli Europian për Tolerancën dhe Ripajtimin është një organizatë qe lufton antisemitizmin, ekstremizmin dhe racizmin dhe synon forcimin e ligjeve kundër këtyre fenomeneve. Organizata kërkon nga qeveritë e ndryshme të ofrojnë siguri për sinagogat dhe shkollat hebraike në vendet e tyre.

Në postin e ri, Tony Blair do të pasojë ish-presidentin polak Aleksander Kvashnjevski dhe në bordin e saj do jenë ish-kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar dhe ish-kryeminsitri suedez Goran Persson. Mësohet se Blair nuk do të paguhet për këtë post, por Fondacioni i tij do të marrë donacione vjetore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button