Home / Parlamentare / Ministrja Gjermeni:Mbajtëm premtimin për legalizime falas
Kuvendi i Shqipërisë në Seancë ( Arkiv )

Ministrja Gjermeni:Mbajtëm premtimin për legalizime falas

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaroi të enjten në Kuvend se qeveria e mbajti premtimin për te kryer falas procesin e legalizimit. Gjatë diskutimit në parlament të disa ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, ministrja e Zhvillimit Urban tha se në sajë të këtij angazhimi sot asnjë qytetar nuk paguan taksë pasi çdo gjë përballohet nga buxheti i shtetit, falë bashkëpunimit mes qytetarëve dhe ALUIZNI-t.
Vetëm në 12 muajt e fundit, tha ministrja, janë legalizuar 32 mijë objekte pa leje, kryesisht shtëpi banimi.
Fillimisht në fjalën e saj, ministrja e Zhvillimit Urban komentoi dhe situatën e legalizimeve gjatë qeverisjes  së kaluar, i cili, tha ajo, ishte një proces që u shoqërua me keqadministrim, papërgjeshmëri dhe abuzivizëm.

Krahas ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, që synojnë përmirësimin e aspekteve administrative të këtij procesi, .
seanca e sotme ka në rend dite dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo me BERZH-n për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri; ratifikimin e marrëveshjes me palën suedeze për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.