Home / Parlamentare / Ahmetaj: Ekonomia shqiptare është fuqizuar

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare është fuqizuar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të enjten se ekonomia shqiptare ka përpara dy sfida kryesore, që kanë të bëjnë me kreditimin e ekonomisë e formalizimin e mëtejshëm të saj.

Duke folur në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për legalizimet”, Ahmetaj theksoi se përmes këtij pr/ligji përfitojnë një grup qytetarësh në nevojë duke i kthyer ata në pronarë të ligjshëm e të barabartë para ligjit.

Ministri Ahmetaj argumentoi se përmes këtij ndryshimi shteti synon të vendosë kontrollin mbi territorin. Duke folur për ekonominë, ai tha se në tremujorin e parë të këtij viti rritja ekonomike është fuqizuar dhe kjo ka ardhur drejtpërsëdrejti nga kërkesa e brendshme.

“Ekonomia ka filluar të fitojë energji megjithëse ka ende risqe nga tregu i jashtëm dhe konsumi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Kreu i MZHETTS, vuri në dukje se po ashtu është rritur numri i të punësuarve, ku sipas tij, vetëm në sektorin jobujqësor numri i të punësuarve është mbi 106 mijë të punësuar. Ahmetaj tha se janë rritur investimet e huaja, ndërsa në 2014 janë 948 kompani të huaja reja të regjistruara.

3001-Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-gjate-seances-plenare-Foto-Albert-Myftaraj-498x35011

Meta replikon me Patozin    

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) replikoi në seancën e sotme plenare me deputetin e PD-së, Astrit Patozi, pas akuzave të përsëritura të këtij të fundit se LSI po tenton të manipulojë votën e qytetarëve.
Ashtu sikurse në seancën e para një jave, dhe sot deputeti demokrat iu referua situatës parazgjedhore në Vorë, ndërsa ironizoi spotin publicitar të publikuar nga LSI që dënon shitblerjen e votës. “LSI na shfaqi një spot kundër shitjes së votës, por mendoj se ai spot duhet të ndalet, pasi është poshtërues për parlamentin, për votuesit shqiptarë dhe për opozitën”, u shpreh deputeti demokrat.
Në reagimin e tij, kryeparlamentari Meta tha se spoti nuk është thjesht që qytetarët shqiptarë të mos e shesin votën, por të denoncojnë cilindo që tenton të blejë votën e tyre.
Megjithatë, shtoi kreu i LSI-së “sërish sot i kërkojmë medias që të monitorojë me transparencë maksimale situatën parazgjedhore dhe jemi këtu për të denoncuar cilindo që synon të cënojë standardin e zgjedhjeve”.

Edi-Paloka-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350

Kryetar i grupit te PD-se, Edi Paloka

Opozita:Shpërndarja e lejeve të legalizimit, mashtrim i qeverisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sot qeverinë se po i mashtron qytetarët me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Sipas tij, ndryshimet në ligj, që po diskutohen sot në parlament, nuk synojnë të ndalin ndërtimet pa leje, por të legalizojnë ato objekte të ndërtuara nga militantët e PS-së, pas ardhjes në pushtet të së majtës.
“Në ato letra që ndan kryeministri thuhet se janë dorëzuar dokumentet e legalizimit, si dhe përcaktohet shuma që duhet të paguajnë qytetarët, në mënyrë që t’i regjistrohet prona në hipotekë”, tha Paloka. Më pas kreu i grupit demokrat, lexoi një mesazh të një banori të Çermë së Sipërme(Lushnje), i cili ankohej për prishjen në mënyrë të paligjshme të objektit të ndërtuar prej tij.
Në përgjigje të kësaj ankese, deputeti socialist i zonës, Erjon Braçe, tha se personi në fjalë jo vetëm nuk ka pasur një ndërtim, por mbi të gjitha e ka pasur të lënë përgjysëm. “Edhe ajo ishte një benzinatë e ndërtuar pa leje mbi kanalin vaditës, gjë që i ka sjellë probleme të mëdha asaj zone bujqësore. Sa për pozicionin tim bën mirë të mos lexosh sms-të që të vijnë. Herë tjetër kur flet për Lushnjën mos u informo në Karbunarë, por hajde tek unë”, iu pergjigj Brace deputetit demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.