Home / Kuriozitete / 15-vjeçari zbulon një planet të ri gjatë stazhit në universitet

15-vjeçari zbulon një planet të ri gjatë stazhit në universitet

Kur kuptoi se kishte zbuluar një planet të ri, ishte vetëm 15 vjec dhe ishte duke zhvilluar një periudhë stazhi në universitet. Tashmë pas dy vitesh, 17-vjeçari Tom Wagg, pas verifikimeve të duhura shkencore është  bërë zyrtarisht shpikësi i një trupi qiellor 1 mijë vite larg nga toka, i madh sa Jupiteri, të cilit tashmë i duhet dhënë një emër.

Djaloshi nga Newcastle, në veri të Birmingham, dy vjet më parë ishte duke zhvilluar një periudhë stazhi në universitetin e Keele, kur vendosi të analizonte një arkiv të dhënash lidhur me planetë potencialë.

Pasi kishte identifikuar disa ‘kandidatë’ të mirë, djaloshi kaloi disa net duke vëzhguar qiellin natën duke u përpjekur të zbulonte ndryshimet e vogla të dritës për shkak të planetëve të mundshëm në fazën e kalimit përpara një ylli.

“Ditën e tretë kam zbuluar një planet potencial, pasi kisha analizuar tashmë mbi një mijë kombinime të ndryshme të të dhënave,” i tha ai BBC. Tashmë universiteti ka hapur një garë për t’i vënë këtij planeti një emër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: