Home / Sporti / Ekipet shqiptare në Europë, shorti favorizon Skënderbeun

Ekipet shqiptare në Europë, shorti favorizon Skënderbeun

futEkipet shqiptare kanë patur një short relativisht të favorshëm në kupat e Europës. Laçi do të përballet me Inter Baku nga Azerbajxhani që ka probleme ekonomike dhe disa lojtarë përfshi trajnerin janë larguar.  Kukësi do të luajë me Torpedo Zhodino, një skuadër e panjohur nga Bjellorusia. Përjashtim këtu bën Partizani që do të përballet me ekipin norvegjez Stromsgodset.

Partizani është ekipi më pak i favorizuar nga shorti, pasi ekipeve shqiptare nuk i ka ecur me ato norvegjeze historikisht dhe për me tepër janë më në formë në këto momente sepse kampionati është në zhvillim.

Ndeshjet e turit të parë të Europa Lesgue do të luhen më 2 korrik, ndërsa to të kthimit më 9 korrik. Në Champions League Skënderbeu duhet të presë ende për kundërshtarin. Shorti i hedhur në Nion e ka vendosur përballë skuadrës që do të kualifikohet nga turi i parë mes irlandezoveriores Crusaders dhe estonezes Levadia Tallinn.

Në këtë sfidë më favorite është Levadia, por gjithësesi te skuadra e Mirel Josës janë të bindur se do të shkojnë më tej. Skënderbeu ka mundësinë të ecë në këtë sezon për të qenë pjesë e grupeve të Europa League, pasi në Champions League do ta ketë më të vështirë. Pjesëmarrja e Skënderbeut do të nisë në mesin e muajit korrik dhe një tur i kaluar në Champions League të mundëson pjesëmarrjen në play off e Europa League.

Leave a Reply

%d bloggers like this: