☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 27 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 81.91 ▼8.29%
ARI 4,079 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $64,852 ▲ +0.04% ETH $1,946 ▲ +1.21% XRP $1.0888 ▼ -1.39% SOL $75.6500 ▲ +0.01%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.91 ▼8.29 % ARI 4,079 ▲0.19 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.91 ▼8.29 % ARI 4,079 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

KE: Programi i reformave ekonomike, jJa rreziqet e Shqipërisë

Committee on Regional Development Johannes HAHN, Commissioner on Regional Policy on Connecting Europe Facility and the Legislative Package on Cohesion Policy

Komisioni Europian ka publikuar sot pjesën e parë të programit të reformave ekonomike për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate në Bashkimin Europian, ku përfshihen Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje – Hercegovina dhe Kosova.

Për Shqipërinë, raporti vlerëson se pas përkeqësimit të shpejtë të rritjes ekonomike pas krizës, ekonomia e Shqipërisë tashmë duket se po përjeton një rritje të ngadaltë. Kjo rritje po udhëhiqet nga kërkesa e sektorit privat, shpenzimet konsumatore që po përfitojnë nga përmirësimi i besimit dhe rritja në punësim si rrjedhim i kushteve më të mira të likuiditetit të bizneseve, në sajë të vendimit të qeverisë për të kthyer detyrimet e prapambetura. Megjithatë, raporti thekson se pavarësisht përshpejtimit të ritmeve ekonomike, që pritet të jenë mesatarisht 3.8% në vit, rritja vjetore e prodhimit gjatë tre viteve në vijim do të jetë shumë më e ulët sesa ajo e para krizës, si dhe ekonomia do të përballet me rreziqe.

Bankat shqiptare, megjithëse të mirëkapitalizuara dhe likuide, janë ende të rënduara nga barra e rëndë e kredive me probleme, një trashëgimi e viteve të lulëzimit dhe rënies së mëparshme. Vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj disa shteteve të brishta të BE-së, përmes tregtisë, remitancave dhe flukseve financiare. Sektori i energjisë, që varet pothuajse nga hidrocentralet gjithashtu, është një rrezik për panoramën ekonomike dhe fiskale.

Investimet në Shqipëri, që kanë një përmbajtje të lartë importi nënkuptojnë se deficit i llogarisë korente pritet të përkeqësohet më tej në vitet në vijim, pavarësisht vazhdimit të rritjes së eksporteve. Deficiti i lartë i jashtëm, që është më shumë se 12% e PBB-së, reflekton një bazë të ngushtë eksportesh, gjithashtu dhe një diferencë të konsiderueshme të raportit kursim-investime, (Diferenca mes kursimeve neto private dhe investimeve neto private), për shkak të nevojave të larta për investime, që duhet reduktuar në afatin e gjatë, teksa normat e kursimeve kombëtare rritet me nivelet e prodhimit dhe të ardhurave.

Kjo, thekson raporti, nënkupton nevojën për të përmirësuar mjedisin e investimeve për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe të sigurohet që ato të vazhdojnë të financojnë deficitin e llogarive korente, ndërsa forcohen themelet për produkt
ivvitete dhe prodhim më të lartë. Rreziqe të tjera lidhen me lidhjet e larta tregtare, të remitancave dhe financiare me Greqinë e Italinë, ku çdo zhvillim i pafavorshëm në këto shtete mund të godasë dhe Shqipërinë. Rreziqe ka dhë në kahun e prodhimit, si rrjedhojë e ndryshimit të kushteve të motit, për prodhimin e energjisë dhe rënien e çmimeve të naftës.

Rreziqet e sistemit bankar

Sistemi bankar, thekson raporti, duket stabël, por nuk është i imunizuar ndaj rreziqeve të kreditit dhe borxhit kombëtar. Në tërësi, treguesit e kapitalit dhe likuiditetit janë përmirësuar për shkak të zvogëlimit të nevojës për të lënë mënjanë provizione për huatë me probleme. Aktiviteti bankar vazhdon të jetë i financuar në thelb nga depozitat, me normën hua-depozita që është në rreth 55%. Megjithatë, huatë me problem mbeten të larta dhe megjithëse ato janë të provigjonuara mirë, NPL-të neto ende llogariten në rreth 50% të kapitalit të bankave. Për më tepër, pavarësisht tendencës rënëse, niveli i lartë i eurozimit të ekonomisë mbetet një shqetësim, pasi ai i ekspozon bankat ndaj rreziqeve të kredisë: huatë në monedhë të huaj ndaj huamarrësve të pambrojtur ende përbëjnë rreth një të tretën të stokut total të huave, duke e bërë ripagimin e tyre të ndjeshëm ndaj një zhvlerësimi të fortë të lekut. Gjithashtu, duke qenë se letrat me vlerë të qeverisë përbëjnë 25% të totalit të aseteve të bankave (duke e bërë sistemin banker vendas mbajtësin më të madh të borxhit të brendshëm, me një peshë prej 60%), një stress i rëndë i borxhit kombëtar mund të ndikojë aftësinë paguese të bankave.

Pritshmëritë

Programi projekton një rimëkëmbje të ngadaltë të rritjes, të udhëhequr nga kërkesa e brendshme. Në vitin 2017 rritja pritet të përshpejtohet në 4.5% dhe papunësia të ulet në 13.9%, ndërsa kërkesa private totale do të rritet me 5.1%. Politika monetare pritet të vazhdojë të mbetet akomoduese në periudhën në vijim dhe duke mbështetur në këtë mënyrë konsolidimin fiskal dhe një kombinim të përshtatshëm të politikave.
Raporti vlerëson tendencën e konsolidimit fiscal në 2014-n, por vihet theksi në luftën ndaj evazionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.