Home / Europa / Hollande: Nuk lejojmë asnjë veprim që rrezikon sigurinë, përgjimet amerikane të papranueshme

Hollande: Nuk lejojmë asnjë veprim që rrezikon sigurinë, përgjimet amerikane të papranueshme

Presidenti francez, François Hollande theksoi se vendi i tij nuk do të toleronte asnjë veprim që do të rrezikonte sigurinë e tij duke e gjykuar të papranuehsëm përgjimin e tre presidentëve nga SHBA-ja.

Sipas dokumenteve të publikuara nga e përditshmja ”Liberation” dhe faqja në internet ”Mediapart” shërbimet sekrete amerikane kanë përgjuar në vitet 2006 dhe 2012, tre presidentët e fundit francez. Hollande, i zgjedhur në vitin 2012 dhe dy paraardhësit e tij të djathtë, Nicolas Sarkozy (2007-2012) dhe Jacques Chirac (1995-2007).

”Këto dokumente, të klasifikuara “Top-Secret”, konsistojnë veçanërisht në pesë raporte të agjencisë së shërbimit sekret amerikan NSA bazuar në ”përgjimin e komunikimeve”. Ato ishin të destinuara për komunitetin e shërbimit sekret amerikan dhe zyrtarët e NSA-së”, sipas ”Liberation”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.