Home / Ekonomia / 3-mujori i parë: 14 leje ndërtimi, kryesojnë ndërtimet jo rezidenciale

3-mujori i parë: 14 leje ndërtimi, kryesojnë ndërtimet jo rezidenciale

Gjithsej numri i lejeve të ndërtimit që u dhanë në 3-mujorin e parë 2015 në të gjithë vendin arriti në 14 leje ndërtimi me sipërfaqe 38.936 m2, me rënie 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, (ku përfshihen ndërtesat për banim) zunë 14,3 % të numrit gjithsej ndërsa kryesojnë ato për ndërtesat jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) me 85,7 %.

Tirana dhe Shkodra mbajnë rekordin për numrin më të madh të lejeve. Në 3-mujorin e parë numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja në qarkun e Tiranës me 78,6 % dhe Shkodrës me 14,3 %.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit në tremujorin e parë 2015 shënoi rënie 47,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-tës dhe me 1,5% më pak se në 3-mujorin e katërt 2014.

Sipas të dhënave për afarizmin, vërehet se në 3 muajt e parë sivjet, sektori i ndërtimit i është rikthyer rënies pas një ringritje të vogël, duke shënuar rënie në volum, punësim edhe paga. Vjet sektori i ndërtimit, pas konsumit ishte kontributori kryesor në rritjen e PBB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.