EkonomiaParlamentare

Kuvend, shtyhet votimi i pr.ligjit për turizmin

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur këtë të enjte shtyrjen e votimit të pr.ligjit për turizmin.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi marrjen e këtij vendimi, në formë unanime nga anëtarët e Konferencës.

Meta deklaroi se votimi është shtyrë për ditën e hënë, në mënyrë që t’i jepet kohë opozitës që ta shqyrtojë këtë ligj.

Seanca vijoi punimet me debate të tjera. Deputeti i PD, Arben Ristani akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duke cituar të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, Ristani theksoi se, Shqipëria është kthyer tashmë në një urë droge.

“Departamenti i Shtetit po ofron një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Por ne duhet të gëzohemi pak për këtë ndihmë, sepse duhet të trishtohemi për nivelin e krimit ku e ka futur vendin në këto 2 vjet kjo qeveri. Sasia e lëndëve narkotike nga Shqipëria të kapura nga policia në Itali dhe Greqi ka arritur nivele historike. Shqetësim për trafikun e narkotikëve e ka ngritur edhe Antimafia italiane dhe prokurorët e Gjenevës, që e cilësuan Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës”, deklaroi Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button