Home / Rajoni / Gjermania i kërkon Serbisë traktat të fqinjësisë së mirë me Kosovën

Gjermania i kërkon Serbisë traktat të fqinjësisë së mirë me Kosovën

vucicNjë delegacion i deputetëve gjermanë i udhëhequr nga Andreas Shokenhof ka arritur për një vizitë zyrtare në Serbi.

Në takimet me zyrtarët më të lartë serbë ata kanë porositur Beogradin se Gjermania qëndron fuqishëm dhe e palëkundur prapa shtatë kërkesave të shtruara më herët për Qeverinë e Serbisë nga Kabineti i Kancelares Merkel për sa i përket Kosovës,.

Aleksander Seniq nga Partia e Re Demokratike e Boris Tadiqit, siç transmeton televizioni publik, ka deklaruar se kanë marrë porosinë nga delegacioni i deputetëve gjermanë, i udhëhequr nga Anderesa Schokenhof, se Gjermania kërkon implementimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka deklaruar se në bisedën mes parlamentarëve serbë dhe gjermanë, këta të fundit kishin kërkuar që Serbia të nënshkruajë edhe një marrëveshje përkatësisht të një traktati për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Deputetët gjermanë kanë përcjellë në Beograd edhe porosinë e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer se Gjermania nuk do të zvogëlojë në as një rast numrin e shtatë kushteve të vendosura për Serbinë për sa i takon Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.