Teknologji

Apple jep falas kufjet Beats Solo 2, për ata që marrin një Mac

Kufjet Beats Solo2 të Apple do të jepen falas për studentët që blejnë një kompjuter Mac. Programi vjetor i Apple për promovimin në shkolla përfshin një marrëveshje që është në të mirë të të dy palëve.

Kufjet Beats Solo2 kanë një çmim 200 dollarë dhe do të jepen falas për klientët që blejnë një Mac, me çmimin e programit të edukimit. Ky program i ofrohet studentëve dhe mësuesve. Përmes promovimit, klientët që blejnë një Mac mund të marrin edhe kufjet me vvirless Solo2, për vetëm 100 dollarë.

Sipas Apple, promocioni zhvillohet në këto produkte: “iMac, MacBook, MacBook Pro, MacBook Air dhe Mac Pro. Programi zhvillohet në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada der më 18 shtator.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button