Home / Europa / Policia sekuestron 100 milionë euro nga sipërmarrës të lidhur me klanin mafioz Casalesi

Policia sekuestron 100 milionë euro nga sipërmarrës të lidhur me klanin mafioz Casalesi

zzz171Policia e Italisë konfiskoi sot asete me vlere mbi 100 milionë euro nga një biznesmen, i cili dyshohej se bashkëpunonte me klanin më të fuqishëm të mafias lokale, Casalesi. Alfonso Letizia, 67 vjeç, mendohet të jetë drejtues i një kompanie çimentoje që dominon tregun lokal, me mbështetjen e klanit mafioz, Casalesi. Hetuesit thanë se sipërmarrësi, i cili vjen nga qyteti Casal di Principe, lejoi klanin mafioz për të përdorur fabrikat e tij të betonit në këmbim të një monopoli të garantuar të tregut vendor. Edhe në muajin prill policia italiane konfiskoi asete me vlerë 13 milion euro që i përkisnin grupit Casalesi. ”Perandoria” kriminale Casalesi shfaqet në librin e shkrimtarit dhe gazetarit Roberto Saviano në librin ”Gomorrah”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.