Home / Europa / AI dënon rritjen e rrëmbimeve dhe torturës në Ukrainën Lindore

AI dënon rritjen e rrëmbimeve dhe torturës në Ukrainën Lindore

zzz181Organizata ”Amnesty International” pretendon të ketë mbledhur prova të qarta dhe bindëse për rritjen e dhunës ndaj aktivistëve, protestuesve dhe gazetarëve në Ukrainën Lindore gjatë tre muajve të fundit. Siç thuhet në një raport të lëshuar nga seksioni italian, organizata dënon intesifikimin e këtyre formave të kërcënimeve dhe dhunës në rajon, i kthyer në një teatër përleshjesh midis kryengritësve dhe forcave proruse. Raporti me titull ”Rrëmbimi dhe tortura në Ukrainën Lindore” përshkruan rezultatet e një misioni kërkimor në Kiev dhe në juglindje të vendit në javët e fundit. Ai dokumenton akuzat për rrëmbimin dhe torturën që u atribuohet të dyja palëve duke theksuar sidomos dhunën e separatistëve. ”Me qindra të rrëmbyer tre muajt e fundit. Ka ardhur koha për të ndaluar këtë praktikë të pështirë”, deklaroi Denis Krivoshejev, zëvendësdrejtor i
AI-së për Evropën dhe Azinë Qendrore. Shumica e rrëmbimeve thuhet se është kryer nga separatistët e armatosur, me viktima të nënshtruara shpesh nga rrahjet dhe torturat e padurueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: