Rajoni

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE i rëndësishëm për Zagrebin

zzz177Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është strategjikisht i rëndësishëm për Kroacinë, pasi Zagrebi kërkon fqinjë të sigurtë dhe të qëndrueshëm, u theksua në hapje të Forumit IX të Kroacisë. Forumi i Kroacisë, tradicionalisht kushtuar çështjeve të marrëdëhnieve mes Evropës Juglindore dhe BE-së, u hap në prani të 18 ministrave të Jashtëm nga BE dhe vendet e rajonit si edhe përfaqësuesve nga SHBA, Kina, Japonia, Rusia dhe Zelanda e Re. “Të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e stabilitetit të Evropës Juglindore pasi stabiliteti i saj kontribuon në stabilitetin e të gjithë Evropës”, deklaroi ministrja e Jashtme kroate Vesna Pusiç. Ndërkohë, presidenti kroat, Ivo Josipoviç kjo çështje ishte e një rëndësie strategjike për vendin e tij. “Vizioni i një Evrope të bashkuar dhe të konsoliduar duhet të mbahet gjallë pasi zgjerimi është më shumë se një çështje gjeografike”, theksoi ai. “Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, por ajo kërkon më shumë se kaq”, shtoi Josipoviç. Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç përsëriti se ishte në interesin e Kroacisë që të kishte fqinjë shtete anëtare në BE, sidomos Bosnje-Hercegovinën, me të cilën Zagrebi ndante një kufi të gjatë dhe lidhje të ngushta historike. “Eshtë në interesin tonë që të kemi fqinjë shtete anëtare në BE, sidomos Bosnje-Hercegovinën, me të cilën Zagrebi ndan një kufi të gjatë dhe lidhje të ngushta historike”, deklaroi Milanoviç duke shprehur edhe shqetësimin se vendi fqinj ishte ende shumë larg BE-së. “Bosnja duhet të gjejë rrugën e integrimit evropian dhe për këtë ajo duhet të ndihmohet”, theksoi Milanoviç. ”Nëse ne nuk e ndihmojmë Bosnjen, atëhere ajo do të rrijë larg Bashkimit Evropian”, përfundoi kryeministri kroat. Duke folur për Shqipërinë, që ashtu si Kroacia është anëtare e NATO-s, çka do të thotë se ka plotësuar kritere të shumta, Milanoviç theksoi se vetëm kohët e fundit asaj iu dha statusi kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Unë shpresoj se Shqipëria do t’i fillojë shumë shpejt bisedimet e anëtarësimit, pasi ndryshe mund të arrihet në përfundimin se procedurat po vonohen për shkakun se shqiptarët nuk janë të krishterë si ne”, theksoi kryeministri kroat Milanoviç.

Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini, vendi i së cilës kryeson presidencën e radhës të Bashkimit Evropian deklaroi se dhënia e statusit kandidat Shqipërisë ishte një mënyrë e shkëlqyer për mbarimin e presidencës së radhës të unionit nga Greqia. Forumi i Kroacisë po ndiqet nga ministrat e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiç, të Serbisë, Ivica Daçiç, të Bosnjes, Zlatko Lagumxhija, të Maqedonisë, Nikola Poposki, të Kosovës, Enver Hoxhaj, të Sllovakisë, Miroslav Lajçak dhe të Hungarisë, Tibor Navracsics si edhe nga diplomatët e BE-së, Stefan Fule, Peter Sorensen dhe Valentin Inzko. Sot, do të diskutohen tri çështje, ngjashmëritë dhe diferencat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e zgjerimit të BE-së dhe sfidat e vlerave evropiane. Nesër do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët për situatën aktuale të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button