Ekonomia

Ukraina, interes për produktet bujqësore shqiptare; ata duan të na shesin grurë dhe vaj

 PanaritiMinistri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në Rajonin e Kharkiv të Ukrainës ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese. Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim zyrtar me Guvernatorin e Kharkivit Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës. Ministri Panariti ishte i ftuar i veçante i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim.

Në fjalën e tij ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi. “Prodhuesit shqiptare te frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjve për lehtësimin e procedurave tregëtare dhe fitosanitare”, tha Ministri Panariti.
Një grup zyrtaresh dhe biznesesh bujqësore të Ukrainës pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë për lidhje të marrëveshjeve në fushën e import-eksporteve bujqësore midis dy vendeve.
Ndërsa mediat e ukrainës janë shprehur se autoritetet ukrainase kanë pohuar se Ukrania ka potencial që të rrisë eksportet e drithërave në Shqipëri si dhe të vajit vegjetal e të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button