Home / Europa / Mijëra imigrantë mbërrijnë në Austri pavarësisht pengesave kufitare

Mijëra imigrantë mbërrijnë në Austri pavarësisht pengesave kufitare

Mijëra imigrantë kanë hyrë dje në Austri pasi kanë përshkuar rrugën përmes Ballkanit Perëndimor, si Kroaci, Hungari dhe Slloveni, si vende tranzit.

”Pavarësisht deklaratave të ashpra dhe telave me gjemba prej shumë kilometrash, Hungaria lejoi kalimin përmes territorit të saj të imigrantëve të shumtë në drejtim të Austrisë”, theksuan gazetarët.

”Rreth 12 000-13 000 imigrantë kanë hyrë dje në Austri”, theksoi shefi i Kryeqit të Kuq austriak, Gerry Foitik, cituar nga agjencia austriake e lajmeve APA.

Sipas Foitik, 2 000 refugjatë kanë hyrë në Gjermani duke shmangur pikat kufitare dge të tjerët duhet të kalonin natën në Austri në qendra të ndryshme pritjeje.

Vetëm nga kufiri hungarez kanë kaluar të paktën 6 700 imigrantë. Qeveria e krahut të djathtë e Hungarisë është përballur me kritika ndërkombëtare, lidhur me përleshjet e dhunshme me imigrantët.

Më herët, një zëdhënës i policisë austriake kishte bërë me dije se autoritetet hungareze kishin transportuar imigrantë me automjete drejt dy qendrave të regjistrimit pranë kufirit austriak.

Austria dhe Gjermania kanë kërkuar një rritje me pesë miliardë euro të ndihmave të OKB-së për refugjatët për përmirësimin e situatës në kampet e refugjatëve në Liban dhe në Jordani

Leave a Reply

Your email address will not be published.