Home / Moda / Make up për plazh

Make up për plazh

Nëse nuk dëshironi te hiqni dore nga grimi edhe kur shkoni ne plazh duhet te jeni te kujdesshme për te mos e tepruar, nuk mund te shndërroni vendin tuaj te pushimeve ne një zyre për disa jave te vitit, është mire te lini fytyrën te ajroset. Zgjidhni produkte te cilat i gjykoni qe nuk mund te qëndroni pa to. Një buzëkuq, një shkëlqyes, shkojnë bukur tonalitetet portokalli apo te kuqe akoma me mire nëse i zgjidhni me një filtër mbrojtës, një karakteristik tashme prezent ne koleksionet e pranvere/vere 2014.

Por nëse pasioni juaj është grimi i syve, mund te synoni për pak rimel waterproof apo për tone sysh te lehte, me mire nëse i preferoni me përbërje kremoze dhe jo ne pluhur. Rimeli është ne gjendje te zbukuroj qerpikët dhe si pasoje edhe shikimin, tonet e syve nëse do ti aplikoni pa e tepruar do t’u japin një efekt te sofistikuar.

Sa fundi bronzer, blush dhe shkëlqyes, perfekt për ti përdorur edhe gjate ditës por vetëm kur ngjyra e lëkurës te behet e konsoliduar. Me një lëkurë te arte, ne fakt do te nxjerrin me shume ne pah ngjyrën. Bronzer apo blush janë për tu aplikuar ne mollëza, ndërsa ne zonën T është me mire nëse aplikoni shkëlqyes te lehte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: