Home / Europa / Takim mes diplomatëve rusë dhe francezë për çështjen siriane

Takim mes diplomatëve rusë dhe francezë për çështjen siriane

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme i ngarkuar me çështjet e Lindjes së Mesme, Mikhail Bogdanov, u takua sot në Paris me diplomatë të lartë francezë për çështjen siriane, ndërkohë që ndërhyrja ruse po mbështet forcat besnike ndaj regjimit sirian, duke shkaktuar shqetësime të mëdha tek Perëndimorët.

“Bodganov takoi në Elysee këshilltarin diplomatik të presidentit François Hollande dhe drejtorin politik të Quai d’Orsay (Ministria Franceze e Jashtme)”, sipas burimesh franceze diplomatike, por pa dhënë më shumë detaje.

Diplomatët biseduan në detaje koordinimin mbi përpjekjet e ndryshme që synojnë luftimin në mënyrë efikase kundër kërcënimit terrorist që përfaqëson grupi Shteti Islamik dhe grupe të tjera radikale”, njoftoi nga ana e saj Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.