Home / Ekonomia / Unaza e re e Tiranës, Haxhinasto: Investimi prej 1.9 miliard lekë do të sjellë ulje të ndjeshme të trafikut
????????????????????????????????????

Unaza e re e Tiranës, Haxhinasto: Investimi prej 1.9 miliard lekë do të sjellë ulje të ndjeshme të trafikut

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi të premten punimet në mbikalimin e ri në Selitë, pjesë e unazës së re të Tiranës, një segment i rëndësishem, që pritet të sjellë ulje të ndjeshme të trafikut.

Sipas kreut të MTI-së, unaza e re e Tiranës, me një vlerë investimi prej 1.9 miliard lekë, parashikohet të përfundojë pas një viti.

Ministri komentoi se ka pasur probleme me shpronësimet, por edhe me cilësinë e punimeve në këtë aks rrugor, gjë që ka sjellë edhe vonesa të punimeve, ndërsa siguroi se po punohet për të gjetur zgjidhje.

????????????????????????????????????

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi punimet në mbikalimin e ri në Selitë, Tirane.

Për këtë, ministri tha se duhet një bashkëpunim dhe koordinim më i madh mes ARSH, ALUIZNI-t dhe OSHEE-së.

Kjo, vijoi Haxhinasto, për t’u ofruar banorëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë një korridor të rëndësishëm, për të lehtësuar trafikun që kalon përmes Tiranës, duke ofruar një standard të ri, shumë më të lartë të qarkullimit në rrugë.

Projekti ka pasur një ndryshim, që erdhi si pasojë e kërkesave të banorëve të zonës së Selitës, për të shtuar një nyje që lehtëson lëvizjen e tyre, pasi mbikalimi nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

One comment

  1. akoma ska mbaruar unaza e madhe ;;;; ne rradhe te pare pastron tiranen nga kamionat ;;dhe levizjet ;;; dhe mbaroheni se late nam bota bejne gjera te medhja ;;ndersa tek ne ;;kane 5 vjet me unazen ;;;;;dhe mbillni peme dhe beni parqe ;;;se TIRANA ESHTE QYTETI ME I PISET NE EUROPE …VETEM PER KETE GJE DUHET TE NXITOHENI …

Leave a Reply

Your email address will not be published.